×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kam shumë miq serbë”- ish-bashkëpartiaku i kapet Kurtit për deklaratën në OKB

    Insajderi
    11 February 2024 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit në OKB të ftuar nga Serbia, deklaroi se ka miq serbë. Për këtë deklaratë dhe zhvillimet e fundit në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, ka reaguar ish-anëtari i këtij subjekti politik, Haki Abazi.

    Abazi, me anë të një postimi në ‘Facebook’ e ka quajtur me ironi ‘defanzivë patriotike’ deklaratën e Kurtit në OKB, shkruan Gazeta Insajderi.

    ““Unë flas gjuhën serbe, dinari nuk është ndaluar, unë kam shumë miq serb” Defansiva patriotike!”, ka shkruar deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës.

    Ai ka komentuar edhe tentim-atentatin ndaj kryeministrit Kurti në Maqedoninë e veriut, duke thënë se po tenton të manipulojë përpara zgjedhjeve atje.

    “Tani fushatën elektorale Kurti e ka filluar edhe në Maqedoninë e Veriut duke e shpallur veten të kërcnuar. Ky është tentim primitiv I manipulimit të masave popullore para fushatës elektorale në Maqedoni e V. Kurti po i përçanë tutje shqiptarët në MV për t’i bërë mish për top për interesa personale politike në raport me Kryeminsitrin e Shqipërisë. Izolimi ku ka rënë Kurti e ka bërë edhe me agresiv dhe me aspak rezultate. Urime Lojrat Mesdhetare!”, ka shkruar ndër të tjera ai.

    Ndërkaq, afrimin e Kurtit me politikanin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravarin, e ka quajtur të dëmshëm. Sipas Abazit, Taravari ka bërë “vetëvrasje politike” pas afrimit me Kurtin.

    “Arben Tarvari mund të ketë qëllimin e mirë por po duket që ka harruar fjalën e urtë shqipe: “ më mirë dreqin e lagjës sime se sa engjullin e lagjës huaj”.  Tanimë ka evidencë praktike për tradhëtitë e Kurtit bazuar në interesa të tij personale. Andaj i shpreh ngushëllime për vetvrasjen politike që i ka bërë vetës duke e shëndrruar veten në pykën e Kurtit!”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark