Kamberi: Pushteti i Vuçiqit mbetet faktor destabilizues për rajonin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kamberi: Pushteti i Vuçiqit mbetet faktor destabilizues për rajonin

    Insajderi
    20 October 2021 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi deklaroi sot se raporti i ri i progresit i Komisionit Evropian për Serbinë dëshmon se pushteti aktual i presidentit serb Aleksandër Vuçiq mbetet faktor destabilizues për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    “Që nga shkeljet në të drejtat fundamentale të njeriut, trajtimit të drejtave të pakicave kombëtare, pasivizimit të adresave, gjuhës së urrejtjes nga zyrtarët e lartë, mungesën e demokracisë gjithëpërfshirëse, lirinë e shprehjes dhe përfshirjen e shqiptarëve në institucione, e deri te gjendja jostabile në veriun e Kosovës, Bosnje dhe Herzegovinë, Mal të Zi, me Serbinë si vektor destabiliteti të tyre, flasin më së miri për pushtetin e sotëm në Beograd”, shkroi Kamberi në një postim në Facebook.

    Kamberi ndërkaq e ka quajtur veprim inkurajues harmonizimin e politikave rreth Ballkanit Perëndimor midis SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, të shprehur sot përmes kumtesës së përbashkët të sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe shefit të diplomacisë evropiane Josep Borrell.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark