Petra Laszlo është kamermanja më famkeqe e Hungarisë. Laszlo ishte përjashtuar nga puna në një televizionit që përkrah politika të krahut ekstrem të djathtë pasi që ishte incizuar duke rrëzuar e shkelmuar refugjatë sirianë derisa ata po e kalonin kufirin për në Hungari.
Ndaj saj ka një aktakuzë të ngritur ndërsa Laszlo ka evituar daljet në publik, deri të premten e kaluar, kur një gazetë vendase e fotografoi atë duke e marrë një çmim për një film të financuar me paratë publike, që flet për revoltën e Hungarisë ndaj dominimit rus – konflikt që kishte detyruar 200 mijë hungarezë të largoheshin nga vendi, shkruan Financial Times.
Lajmi për çmimin ndaj saj vije vetëm disa ditë para shënimit të 60 vjetorit të asaj revolte, ndërsa ironikisht çmimi jepet kur vetëm një vit më parë, kriza e refugjatëve ishte bërë temë e ndjeshme në Hungari.
Skenat ku shihej Laszo duke goditur refugjatët nga Siria, përfshirë këtu një burrë që mbante një vajzë të vogël në krah, ishin shpërndarë në gjithë botën dhe ishte bërë si fotografia që pasqyronte përgjigjen kaotike të BE-së ndaj krizës së refugjatëve./Insajderi.com