Policia gjermane ka thënë se kamioni i cili sulmoi turmën e njerëzve në një treg të Krishtlindjeve në Berlin kishte targa polake dhe i përkiste një kompanie transportuese polake.
Kompania polake ka thënë se kamioni u largua nga Polonia këtë pasdite dhe shkoi në Berlin dhe se ata humbën kontaktin me shoferin rreth orës 16:00. Kjo lë të kuptohet se kamioni është rrëmbyer, shkruan gazeta britanike The Guardian.
Kamioni i përkiste një kompanie polake të transportimit e regjistruar në qytetin Gdansk, sipas raportimeve të mediave lokale në Gjermani.
Pronari i kompanisë, i identifikuar vetëm si Ariel Z, dha një intervistë për radio TVN24 të Polonisë të hënën në mbrëmje, duke thënë se kushëriri i tij kishte udhëtuar me kamionin sot në Berlin.
Ai thotë se nuk mund ta imagjinojë se kushëriri i tij e ka kryer sulmin, pasi i kishte pasur 15 vjet përvojë në ngasjen e kamionëve. /Insajderi.com