Insajderi
Lajme

Kamionisti nga Kosova plagoset rëndë në Portin e Durrësit, dërgohet në gjendje kritike në spital

Insajderi
28 July 2026 - 12:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kamionisti nga Kosova plagoset rëndë në Portin e Durrësit, dërgohet në gjendje kritike në spital
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Paraditen e sotme, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën portuale të Durrësit, ku një kamionist ka pësuar lëndime të shumta, pasi u përplas nga një tjetër automjet i rëndë.

Të dhënat e para tregojnë se viktima, një shtetas nga Kosova, kishte dalë nga kamioni i tij në momentin që u godit befas nga një mjet tjetër transporti.

Goditja e fuqishme i shkaktoi plagë serioze dhe ai u dërgua me shpejtësi në qendrën spitalore, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burimet spitalore bëjnë me dije se gjendja e tij paraqitet kritike.

Forcat e rendit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë filluar veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e kësaj tragjedie, si dhe për të identifikuar faktorët që sollën këtë aksident.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark