Insajderi
Lajme

Kandidati i LDK-së e pranon humbjen me këngën e Medës: Ma mirë mos t’isha gjallë…

Insajderi
28 December 2025 - 22:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kandidati i LDK-së e pranon humbjen me këngën e Medës: Ma mirë mos t’isha gjallë…
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ermal Sadiku, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, ka reaguar me ironi ndaj rezultateve të zgjedhjeve të së dielës.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pas numërimit të mbi 94.09 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) renditet e para me 49.92 për qind, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.15 për qind, ndërsa LDK-ja zë vendin e tretë me 13.81 për qind.

Në këtë kontekst, Sadiku ka publikuar në profilin e tij në Facebook një video të shoqëruar me një këngë të këngëtarit Meda.

Në sfond dëgjohet fraza “Ma mirë mos t’isha gjallë të dielën mbrëma”, e cila është interpretuar si një reagim ironik ndaj rezultatit zgjedhor të subjektit të tij politik.

LDK në këto zgjedhje ka pësuar rënie; deri tani, kur janë numëruar mbi 96% e votave, LDK po renditet e treta me 13.77%.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark