
Ndonëse në ballë të sallës ku kishte mbledhur dhjetëra njerëz, mbante kishin të vendosur fotografin e kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jasharin para “syve” të tij, kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj shkel ligjin për pandemi.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, që njëherëshit është edhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet që pritet të mbahen së shpejti ka shkelur ligjin për pandemi.
Në një tubim me strukturat e degës së partisë në Skenderaj në krye me Sami Lushtakun, ndonëse në ballë të sallës ishte e vendosur fotografia e kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari para “syve” të tij Hoxhaj dhe Lushtakun vepronin në mënyrë antiligjore, shkruan Gazeta Insajderi.
Ata kishin tubuar dhjetëra njerëz, veprim ky i cili në këtë kohë në të cilën jemi duke jetuar është e ndaluar, për shkak të hapjes së virusit Covid-19.
Kjo shihet në fotot të cilat i ka publikuar Lushtaku kryetari i degës së PDK-së, në Skenderaj.
Lushtaku përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se partia ku ai është pjesë është ballëhapur ndaj qytetarëve.
“Ne jemi ballëhapur para qytetarëve të vendit për të kaluarën tonë politike e kombëtare. Të gjitha zhvillimet më të rëndësishme për vendin, janë bërë në kohën e qeverisjes së PDK-së. PDK ka qenë, është dhe mbetet lokomotivë e zhvillimit të vendit tonë!”, ka shkruar Lushtaku.
Tutje Lushtaku ka thënë se “Skenderaj dhe Drenica do të mbështesin fuqishëm PDK-në si alternativën e vetme për të mirën e vendit!”.
E gjithë ky veprim i Hoxhajt dhe Lushtakut është i ndaluar me ligji.
Në ligjin për pandemi thuhet se ndalohen tubimet derisa të kalojë rreziku nga epidemia.
“Të ndalojnë tubimin e personave në shkolla, në kinema, në lokalet publike dhe në vendet e tjera publike, derisa të mos kalojë rreziku nga epidemia;”, thuhet në ligjin kundër pandemisë./Insajderi.org