Insajderi
Botë

Kandidati për guvernator të New York-ut: Do t’i mbështes shqiptarët dhe familjet e tyre

Insajderi
27 October 2026 - 09:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kandidati për guvernator të New York-ut: Do t’i mbështes shqiptarët dhe familjet e tyre
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Bruce Blakeman, kandidat për Guvernator të New York-ut dhe bashkëpunëtor i afërt i Donald Trump, ka vlerësuar kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan, duke u shprehur se do të mbështesë shqiptarët dhe familjet e tyre.

Blakman tha se ka shumë miq shqiptarë dhe se ata janë një komunitet punëtor, që synon një jetë më të mirë, vende pune cilësore, taksa më të ulëta, më shumë siguri dhe arsim më të mirë për fëmijët.

Kandidati për guvernator theksoi se shqiptarët kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme të jetës amerikane, përfshirë shkencën, arsimin, teknologjinë dhe drejtësinë. Ai shtoi se do të mbështesë komunitetin shqiptaro-amerikan, duke vlerësuar përkushtimin e tij ndaj familjes dhe punës.

Sa i përket politikave të emigracionit, ai u shpreh se mbështet largimin e emigrantëve me të dhëna kriminale, ndërsa për ata që ndodhen në SHBA pa dokumentacion të rregullt, por që nuk janë përfshirë në krime, tha se duhet të ketë mundësi për të jetuar dhe punuar në vend. /Panorama


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark