Isa Xhemajlaj është fotografuar duke pirë duhan brenda selisë së partisë së tij, NISMA, në Drenas, raporton Insajderi.
Teksa është duke pritur rezultatet e balotazhit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që u mbajtën sot në Drenas, Xhemajlaj konsumonte duhan në ambientet e brendshme të partisë së tij.
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci është në avantazh ndaj kandidatit të NISMA-s, Isa Xhemajlaj pas numërimit të 9.72 për qind të votave në Drenas. /Insajderi.com