Kandidati për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj, vdes në një aksident trafiku - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati për kryetar të Gjakovës, Nikollë Perkaj, vdes në një aksident trafiku

    Insajderi
    21 September 2025 - 13:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë trafiku me pasojë fatale ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Vesli Klark” në Gjakovë, ku ka humbur jetën një person.

    Sipas raportimeve, viktima është identifikuar si Nikollë Perkaj, kandidat i Ballit Kombëtar Shqiptar për kryetar të komunës së Gjakovës.

    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se Perkaj, teksa po drejtonte veturën me targa vendore, dyshohet se e ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, ka dalë nga rruga, ka goditur një rrethojë metalike dhe më pas ka përfunduar në hapësirën e një restoranti.

    “Në vendin e ngjarjes, nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës,” thuhet në raportin policor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark