Peter Pellegrini, aleat i ngushtë i kryeministrit populist Robert Fico, e ka mposhtur një kandidat properëndimor për t’u zgjedhur president i ri i Sllovakisë, duke e pasuar Zuzana Captovan.
Pellegrini i fitoi 53 për qind të votave në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të shtunën, duke e mposhtur ish-ministrin e Jashtëm, properëndimorin Ivan Korcok, i cili i fitoi rreth 47 për qind të votave.
“Mund t’ju premtoj se do të jem president i të gjithë qytetarëve sllovakë. Zotohem se do të jem gjithmonë në anën e Sllovakisë”, tha Pellegrini pas triumfit në zgjedhje.
Pellegrini u bë presidenti i gjashtë i Sllovakisë prej se ajo e fitoi pavarësinë pas rënies së Çekosllovakisë më 1993.
Caputova, një mbështetëse e madhe e shtetit fqinj Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus, nuk garoi fare për mandatin e dytë për presidente.
Triumfi i Pellegrinit nënkupton se tani kryeministri Fico me aleatë i kanë në dorë Parlamentin, Qeverinë dhe Presidencën e Sllovakisë.