Insajderi
Lajme

Kandidatja e VV’së tallet me numrin e votave që mori në zgjedhje

Insajderi
10 June 2026 - 23:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kandidatja e VV’së tallet me numrin e votave që mori në zgjedhje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Janë procesuar 2,076 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbën 83,11% të procesit të numërimit të votave, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tiona Reçica, e cila është e renditur e 104-ta për nga numri i votave, deri më tani ka marrë 3,517 vota.

Ajo ka bërë humor me rezultatin e saj duke shpërndarë një frazë nga “Kafeneja jonë”, duke ironizuar situatën.

“‘A morë naj votë morë ti, po loqk po, njo e mora, kush ta dha vetës ia dhash magar, bile bile me t’thonë drejtën Labinot, kur shkova aty mu hidh mendja me rrumbullaksu atë partinë e moçme po ia dhashë vetës për inati’”, ishte fraza e ndarë nga ajo.

Postimin e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Unë tu ia kqyr votat vetit në KQZ.”

@tionarecica103 Humor pak 😆 #fypシ #dhez #dhezipahiri #dhezpahiri #fyp ♬ original sound – Gazeta e Mirë


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark