Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjollca Kadolli-Halili, ka theksuar se qytetarët meritojnë më shumë se premtime, duke kërkuar institucione funksionale dhe shërbime efikase.
Kandidatja e LDK me numër 36 ka bërë të ditur se partia e saj ka prezantuar një program qeverisës gjithëpërfshirës që synon përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve në të gjitha fushat.
Në fokus të veçantë të këtij programi, sipas saj, është sektori i shëndetësisë, ku parashihen masa si punësimi i profesionistëve shëndetësorë, funksionalizimi i sigurimeve shëndetësore, mbulimi i kontributeve gjatë vitit të parë nga Qeveria, kartela digjitale shëndetësore dhe garantimi i barnave nga lista esenciale.
Statusi i plotë:
Nga fjalët në vepra! Qytetarët e Kosovës meritojnë më shumë se premtime. Ata meritojnë institucione që punojnë, shërbime që funksionojnë dhe një shtet që kujdeset për ta. Për këtë arsye, Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar një program qeverisës gjithëpërfshirës, i cili prek çdo sferë të jetës dhe synon të përmirësojë drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve. Në shëndetësi, programi parasheh:
Punësimin e profesionistëve shëndetësorë
Funksionalizimin e siguri eve shëndetësore
Mbulimin e kontributeve gjatë vitit të parë nga Qeveria
Kartelën digjitale shëndetësore
Mbulimin e garantuar të barnave nga lista esenciale Këto nuk janë vetëm masa programore. Janë përgjigje konkrete për problemet me të cilat qytetarët përballen çdo ditë: mungesën e barnave, kostot e larta të trajtimit dhe vështirësitë në qasjen ndaj shërbimeve shëndetësore. Shëndetësia nuk duhet të jetë privilegj. Ajo duhet të jetë një e drejtë e garantuar për secilin qytetar, pa dallim. Me vizion, profesionalizëm dhe përkushtim, po ndërtojmë një sistem që e vendos qytetarin në qendër dhe që garanton më shumë siguri, më shumë dinjitet dhe më shumë kujdes për secilin. Koha për ndryshim. Koha për dinjitet. Koha për LDK-në