Insajderi
Lajme

Kandidatja për deputete e VV’së e “thumbon” Osmanin: A mundet dikush ju lutem Vjosës “selam söyle”

Insajderi
17 June 2026 - 10:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kandidatja për deputete e VV’së e “thumbon” Osmanin: A mundet dikush ju lutem Vjosës “selam söyle”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, ka thumbuar kandidaten për presidente nga LDK’ja, Vjosa Osmanin.

Kryeziu-Hyseni me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka publikuar rezultatin zgjedhor ku VV’ja ka siguruar 53 ulëse, teksa ka përdorur një thënie të Osmanit që e kishte thënë në fushatë zgjedhore, shkruan Insajderi.

“A mundet dikush ju lutem, Vjosës selam söyle (t’i çojë të fala)”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i saj erdhi pasi LVV’ja ia mori një mandat LDK’së pas votave me postë, të cilat ia shtuan dy deputetë partisë politike në pushtet. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark