Insajderi
Lajme

Kandidatja për deputete, Vjollca Kadolli: Peja tregoi mbështetje të qartë për LDK-në

Insajderi
31 May 2026 - 11:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kandidatja për deputete, Vjollca Kadolli: Peja tregoi mbështetje të qartë për LDK-në
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Vjollca Kadolli, ka zhvilluar një takim me qytetarë, mbështetës dhe aktivistë në Pejë, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Ajo ka vlerësuar pjesëmarrjen dhe mbështetjen e qytetarëve, duke thënë se energjia e tyre i jep forcë vizionit për një Kosovë më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të gjithë.

Sipas Kadollit, Peja ka treguar edhe një herë mbështetje të qartë për LDK-në dhe rrugën e saj politike.

Ajo ka falënderuar qytetarët pejanë për mikpritjen dhe përkushtimin, duke theksuar se së bashku do të vazhdojnë drejt një të ardhme më të mirë për Kosovën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark