Harry Kane ka refuzuar një ofertë gjigante prej 85 milionë paundësh në vit nga Al-Hilal, duke bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë të luajë te Bayern Munich.
Sipas raportimeve të Express, sulmuesi 33-vjeçar nuk është bindur nga propozimi financiar i klubit saudit, ndërsa prioriteti i tij mbetet vazhdimi i karrierës në Mynih.
Kane ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Bayern Munich, ndërsa klubi gjerman po punon për rinovimin e marrëveshjes. Vetë anglezi ka konfirmuar se është i qetë sa i përket situatës dhe se bisedimet për kontratën e re pritet të zhvillohen së shpejti.
Interesimi i Al-Hilal për Kane është real, por sipas raportimeve të fundit, qëndrimi i tij te Bayern Munich mbetet skenari më i mundshëm.