×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Kanë marrë shkas deklaratat e ….”, ministri Maqedonci jep detaje për Insajderin pasi hakerët rus sulmuan faqet e institucioneve

    Insajderi
    07 May 2024 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se hakerët rus kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës.

    Maqedonci tha se kjo u bë për shkak të një deklaratë që vetë ai kishte bërë.

    “Kanë marrë shkas deklarimet e mija në mbështetje të Ukrainës. Ata kanë bërë thirrje për sulme në rusisht”, tha ministri për Insajderin.

    Në reagimin e hakereve rus përmendet edhe fjalimi i ministrit Maqedonci, i cili ka thënë se “Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës”.

    “Kosova është e gatshme t’i bashkojë përpjekjet kolektive për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës. Ata duhet të mendojmë më shumë për këtë…”, kanë shkruar rusisht këta hakera.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark