"Kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare", ngritet aktakuzë ndaj dy personave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare”, ngritet aktakuzë ndaj dy personave

    Insajderi
    14 August 2025 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka njoftuar ngritur aktakuzë ndaj M.M. dhe A.B. për veprën penale “Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”.

    Ata akuzohen “se kanë nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim midis grupeve fetare, si dhe kanë propaganduar ideologji ekstremiste fetare, sipas metodave të propagandës së ISIS-it”.

    “Sipas aktakuzës M.M., ka bërë thirrje për masakra ndaj hebrenjve dhe të krishterëve, duke publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, foto dhe video të personave të radikalizuar dhe duke shfaqur në publik thirrje për ekstremizëm fetar. Ndërsa, A.B, akuzohet se ka bërë thirrje që të respektohen ligjet e “Sheriatit”, e të kundërshtohet sistemin demokratik, simbolet shtetërore dhe ligjet e Republikës së Kosovës.  Sipas aktakuzës, A.B, nga vitit 2019 e deri më 22.05.2025 përmes rrjetit social “Facebook”, në profilin e tij me emrin “Ubejdullah Abu Suhejla”, ka shpërndarë materiale me përmbajtje nxitëse, përmes së cilave ka bë thirrje për t’iu bashkuar luftës për xhihad.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark