×
  • Lajme
  • Lajme

    Kanosi një person në Kaçanik, arrestohet dhe i konfiskohet arma

    Insajderi
    08 May 2023 - 09:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia e ka arrestuar një person në Vatë të Kaçanikut, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur një person tjetër.

    Të dyshuarit i është konfiskuar arma me 12 fishekë dhe një thikë, njofton PK-ja. Ngjarja ka ndodhur të dielën, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Policët e rendit dhe policët hetues menjëherë i janë përgjigjur kësaj informate dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë shkuar në fshatin Vatë dhe kanë arrestuar të dyshuarin N.N (M/K) i moshës 54-vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte kanosur me armë personin tjetër mashkull, kosovar i moshës 47-vjeçar, ndërsa më pas policia nga i dyshuari ka konfiskuar armën e zjarrit ( pistoletë) me 12 fishekë dhe një thikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    “I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësuar ‘Armëmbajtje pa leje dhe kanosje’”, përfundon njoftimi. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark