Kanosje dhe mos-përfillje e urdhrave, kryesuesi “kapadai” i Kuvendit Komunal të Kaçanikut përfundon në polici bashkë me pronarin e restaurantit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kanosje dhe mos-përfillje e urdhrave, kryesuesi “kapadai” i Kuvendit Komunal të Kaçanikut përfundon në polici bashkë me pronarin e restaurantit

    Insajderi
    12 August 2024 - 15:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pronari i restaurantit ‘UDA’, Arsim Kolshi, si dhe menaxheri Kemajl Murseli, i cili është edhe kryesues i Kuvendit Komunal të Komunës së Kaçanikut, kanë përfunduar në polici. Krejt kjo ka ndodhur si shkak i kanosjes së zyrtarëve policorë dhe mos-përfillje të urdhrave.

    Insajderi merr vesh se, sipas informacioneve të para të marra nga Policia e Kosovës, kryesuesi i Kuvendit Komunal kishte shpërfillur urdhrat për ndaljen e muzikës, ku më pas ka ndërhyrë edhe pronari për t’u konfrontuar me policët.

    Sipas burimeve, pronari Arsim Kolshi më pas i ka kanosur policët, duke i shoqëruar që të dy në stacion.

    Të dy u dërguan në stacion policor për t’u intervistuar.

    Rasti është inicuar si “kanosje ndaj personit zyrtar”.

    Se Murseli është “hisedar” i këtij restauranti dëshmojnë edhe postimet në rrjetin social në ‘Facebook’. Ai në vazhdimësi ka shpërndarë aktivitete të ndryshme të restaurantit Uda. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark