Reperi ka publikuar albumin “Donda” disa ditë më parë.
Kanye West ka ndezur spekulimet se ai tradhëtoi gruan Kim Kardashian pas lindjes së dy fëmijëve të tyre të parë, shkruan Daily Mail.
Projekti muzokor “Hurricane” i reperit ka bërë fansat të flasin pasi sipas tekstit të saj, ata aludojnë se ai rrëfen pabesinë e tij, transmeton lajmi.net.
“Këtu po veproj shumë i pasur / Këtu shkoj me një vajzë të re / Dhe e di cila është e vërteta / Ende luaj ‘pas dy fëmijëve / është shumë e vështirë kur jeta jote lëviz gjithmonë”, tha 44-vjeçari, i cili premierën e albumit të tij Donda e bëri të dielën, 29 Gusht.
“Kënga është në një farë mënyre dëshmia e tij për gjithçka që bëri keq dhe duke marrë përgjegjësi për prishjen e martesës së tyre”, tha një burim për kuptimin e mundshëm të këngës.
Një tjetër i tha PageSix se “vajza e re” i përmendur në tekstet e “Hurricane” nuk është një shenjë se ai e tradhëtoi Kim me supermodelen ruse Irina Shayk, nga e cila thuhet se u nda nga muaji i kaluar.