Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arritur që të kapin 20 kilogramë marihuanë në pikën kufitare në Kullë të Pejës.d
Marihuana është gjetur gjatë kontrollimit të automjeteve në pikë-kalimin e Kullës, në një veturë me targa të Shqipërisë, njofton Dogana e Kosovës.
“Lënda narkotike është zbuluar e fshehur në mes të bagazhit dhe ulëses së pasme, ndërsa vozitësi dhe bashkudhëtari janë arrestuar nga Policia kufitare në momentin e parë ku janë gjetur 17 pako me marihuanë”, thuhet në njoftim.
Rasti dhe substancat narkotike janë dorëzuar për procedim të mëtejmë tek policia, ndërsa personat janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit kompetent./Insajderi.com