Kapen 28 persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapen 28 persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë

    Insajderi
    18 April 2025 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se që nga data 1 prill kanë qenë të fokusuar për zbulimin dhe kapjen e disa personave të dyshuar për vjedhje të rënda.

    Si rezultat i kësaj, janë kapur 28 të dyshuar ndaj të cilëve janë ngritur kallëzime penale.

    “Që nga data 1 prill deri sot, hetuesit policor  kanë arritur që të zbulojnë disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në zona të ndryshme të Kryeqytetit. Si rezultat i këtyre veprimeve, janë identifikuar dhe proceduar në Prokurori gjithsej 28 persona të dyshuar, ndaj të cilëve janë ngritur kallëzime penale”, thekson njoftimi./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark