Insajderi
Lajme

Kapen gjashtë telefona dhe afro gjysmë kilogrami drog në Dubravë

Insajderi
12 July 2026 - 13:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kapen gjashtë telefona dhe afro gjysmë kilogrami drog në Dubravë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) njofton se të dielën në Qendrën Korrektuese të Dubravës, është parandaluar një tentim për futjen e sendeve të kundërligjshme në institucion.

Zyrtarët korrektues kanë gjetur dhe sekuestruar gjashtë teleofna dhe rreth 480 gramë substancë të dyshuar.

“Aksioni është realizuar pas informacioneve të siguruara nga Njësia e Inteligjencës Korrektuese (NJIK), e cila, në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë të Qendrës Korrektuese të Dubravës dhe institucionet e tjera të sigurisë, ka zhvilluar një bastisje të planifikuar, e cila ka rezultuar e suksesshme. Gjatë bastisjes, zyrtarët korrektues gjetën dhe sekuestruan gjashtë telefona mobilë dhe rreth 480 gram substancë të dyshuar”, njofton SHKK.

Lidhur me rastin, bëhet e ditur se është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka ndërmarrë veprimet e mëtejshme procedurale dhe ka sekuestruar materialet e gjetura, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar hetimet e brendshme. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark