Insajderi
Botë

Kapen qindra orë Rolex, vlera marramendëse që do të kapnin në treg

Insajderi
07 May 2022 - 10:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kapen qindra orë Rolex, vlera marramendëse që do të kapnin në treg
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksion i oficerëve të Doganës dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së (CBP) në Indianapolis ka sekuestruar dy dërgesa të orëve të falsifikuara Rolex më 27 dhe 29 prill.

Sipas përllogaritjeve, orët false luksoze do të kishin një vlerë totale prej 10.1 milionë dollarë nëse ishin të vërteta.

Të dyja dërgesat kishin origjinën në Hong Kong dhe ishin të destinuara për në Brooklyn, Nju Jork, tha CBP.

Sipas njoftimit të bërë në faqen zyrtare të Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA  dërgesa e 27 prillit përmbante 300 ora të falsifikuara Rolex dhe dërgesa e 29 prillit kishte 160 ora të falsifikuara Rolex, sipas njoftimit të lajmeve.

“Askush nuk blen një orë të markës luksoze duke pritur që ajo të prishet, të mos funksionijë. Ndërsa konsumatorët blejnë gjithnjë e më shumë nga shitësit online ose të palëve të treta, oficerët tanë janë në vijën e parë për t’iu mbrojtur nga mashtruesit që presin të fitojnë para duke shitur mallra të rreme”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark