×
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Kapet drogë tek tenderuesi milionësh i Qeverisë, Insajderi sjell videon

    Insajderi
    21 October 2022 - 17:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një sasi e konsiderueshme pilulash të dyshuara si ekstazi dhe një sasi mariuhane janë kapur, pak para se të futeshin në burgun e Dubravës, në kamionin e firmës “Hajdini Comerc” pronë e biznesmenit Musaj Leku. Për këtë rast Prokuroria e Pejës po e mban në burg shoferin e kamionit, por një video që e ka siguruar Insajderi zbulon se drogën aty e ka futur një person tjetër.

    Insajderi

    Më 13 shtator të këtij viti organet e rendit parandaluan futjen e një sasie droge, kryesisht mariuhanë e pilula të dyshuar si ekstazi. Ato ishin duke hyrë në burgun e Dubravës.

    Për këtë, Prokuroria që nga ajo datë po mbanë nën arrest shoferin e kamionit, Haxhi Topalli, që drejtonte një kamion të firmës “Hajdini Comerc”, kontraktor i Qeverisë për furnizim të burgjeve në Kosovë.

    Por, edhe pse Topalli po mbahet në paraburgim që nga ajo datë, Insajderi nga burime brenda Prokurorisë ka zbuluar se ky institucion tashmë e ka një të dyshuar tjetër që e kishte futur lëndën narkotike në pjesën e pasme të kamionit në mbrëmjen e 12 shtatorit.

    Në mëngjesin e 13 shtatorit, atë kamion të “Hajdini Comrc” të ngarkuar pos me mallra të lejuara, edhe me një sasi prej mbi 200 pilulash të dyshuara si ekstazi, do ta voziste shoferi Haxhi Topalli.

    Kur kamioni u ndalua, Prokuroria vendosi që ta arrestonte shoferin.

    Ersoni që shihet në këtë video që për herë të parë e sjell Insajderi, e që nuk bartë as dorëza as maskë, sipas burimeve brenda Prokurorisë, ende nuk është arrestuar.

    Kompania “Hajdini Comerc” e Musaj Leku në vitin 2018 u angazhua nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në tenderin “Furnizim me mallra ushqimore për te burgosur – kantinë”. Kjo kontratë, ishte planifikuar që të ishte mbi 1.8 milionë euro.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark