Insajderi
Botë

Kapet duke shitur kokainë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali

Insajderi
12 April 2026 - 18:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kapet duke shitur kokainë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar në Itali
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia italiane ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, në dyshimet për trafik droge.

Operacioni është zhvilluar në një rrugë qendrore në komunën e Ardea, ku efektivët kanë kapur të riun, duke i shitur një dozë kokaine një personi tjetër, menjëherë pasi kishte parkuar automjetin.

Blerësi rezultoi të ishte një 58-vjeçar nga Roma, i cili kishte mbërritur në zonë për të kryer blerjen.

Karabinierët ndërhynë menjëherë duke ndaluar si shitësin ashtu edhe blerësin, ndërsa droga e gjetur u sekuestrua. Blerësi u gjobit për përdorim personal të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të mëtejshëm ndaj të dyshuarit dhe automjetit të tij, u gjetën doza të tjera kokaine dhe kanabisi, si dhe një peshore precize, që dyshohet se përdorej për ndarjen e dozave.

I riu u shoqërua në stacionin e Karabinierëve në Anzio, ku u mbajt në pritje të seancës gjyqësore.

Më pas, autoritetet gjyqësore, pasi konfirmuan arrestimin, urdhëruan edhe dëbimin e tij nga Italia.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark