Insajderi
Lajme

Kapet duke ujitur bahçen me ujë të pijshëm, KRU “Prishtina” e shkyç nga shërbimi konsumatorin në Drenas

Insajderi
28 August 2026 - 11:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kapet duke ujitur bahçen me ujë të pijshëm, KRU “Prishtina” e shkyç nga shërbimi konsumatorin në Drenas
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast i keqpërdorimit të ujit të pijshëm është evidentuar në qendër të Drenasit.

Sipas njoftimit të publikuar nga KRU “Prishtina”, inspektorët e kompanisë kanë hasur sot në një kyçje ilegale, e cila përdorej për ujitjen e hapësirave të gjelbra, bahçes dhe misrit.

Për shkak të këtij keqpërdorimi, KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se konsumatori është shkyçur nga shërbimi, ndërsa rasti do të procedohet në gjykatë.

Kompania e ka cilësuar rastin si keqpërdorim të ujit të pijshëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark