×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapet grupi i trafikantëve të drogës, në mesin e tyre edhe një polic

    Insajderi
    08 October 2018 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, pas një pune hetimore katër mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Njësitin Antidrogë dhe Inspektoriatin policor, ka arrestuar gjashtë persona.

    Përmes një komunikate për media thotë se gjatë kontrollimit, në 3 lokacione, Ferizaj, Kaçanik dhe Prizren, ka sekuestruar 550 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, një shumë të parave, një peshore digjitale, disa telefona mobil dhe 3 vetura të cilat janë sekuestruar përkohësisht, dhe me këtë rast ka arrestuar gjashtë persona, ku njëri ndër ta është zyrtar policor.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se me urdhër të prokurorit, për personat e arrestuar është caktuar masa e ndalimit 48 orë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark