Insajderi
Lajme

Kapet me gjashtë paketime marihuanë në Podujevë, arrestohet i dyshuari për shitblerje droge

Insajderi
18 July 2026 - 15:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kapet me gjashtë paketime marihuanë në Podujevë, arrestohet i dyshuari për shitblerje droge
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për përfshirje në shitblerje të lëndëve narkotike, në kuadër të Planit Operativ “Vera 2026”, të realizuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Njësia Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, hetuesit kanë ndërmarrë veprime pas pranimit të një informate se një person dyshohej se merrej me shpërndarjen e narkotikëve.

“I dyshuari është lokalizuar në një lokal në Podujevë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, si dhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin”, ka njoftuar Policia.

Personi i arrestuar me inicialet F.S. është intervistuar nga hetuesit policorë, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark