Kapet shtetasi serb në Maqedoni të Veriut për kontrabandë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapet shtetasi serb në Maqedoni të Veriut për kontrabandë

    Insajderi
    21 August 2025 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria e Doganave e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se është kapur një shtetas serb gjatë tentativës për të kontrabanduar dy orë Rolex dhe një orë Omega.

    Në njoftim thuhet se orët janë zbuluar në veturën e personit në fjalë, i cili po përpiqej të hynte në Maqedoni përmes pikës kufitare Tabanoc.

    Rolex Submariner, Rolex Sky-Dëeller dhe Omega Speedmaster ishin orët që shtetasi serb tentoi të kontrabandonte sipas doganës maqedonase, vlera e të cilave është 38 mijë euro.

    “Kundër personit është ngritur kallëzim penal për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale – kontrabandë. Shoferi, me qëllim që të shmangë kontrollin doganor, vendosi orët në një kuti të vogël lëkure, të cilën e futi në çantën e tij të zezë së bashku me sende të tjera për përdorim personal. Produktet e sekuestruara janë dorëzuar pranë Prokurorisë Themelore Publike në Kumanovë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark