Kapiteni serb i Ajax e refuzoi ta mbajë shiritin me ngjyrat e Ukrainës - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Kapiteni serb i Ajax e refuzoi ta mbajë shiritin me ngjyrat e Ukrainës

    Insajderi
    07 March 2022 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të gjithë kapitenët e Eredivisie mbanin shiritin e kapitenit në ngjyrat e flamurit të Ukrainës këtë fundjavë, me përjashtim të Dushan Tadiçit.

    Kapiteni i Ajax Amsterdamit, Tadiç refuzoi ta mbante shirtin me ngjyra të flamurit të Ukrainës në takimin kundër RKC Waalwijk (3-2) të dielën.

    Ndryshe, Serbia po vazhdon ta përkrahë Rusinë në luftën që po bën me Ukrainën.

    Një veprim të fundit që ka bërë shteti serb, është duke i mbuluar me ngjyra të flamurit rus Kullën Avala në Serbi.

    Po ashtu dhe grupe të qytetarëve kanë dalë rrugëve në përkrahje të Rusisë me brohoritmë ruse në Serbi.

    /Insporti.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark