×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kapsolla lakrimogjene”, termi zyrtar i Policisë së Shqipërisë për gazin lotsjellës

    Insajderi
    23 August 2021 - 12:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Performanca e Goran Bregovic në koncertin e Birrës në Korçë nuk kaloi pa probleme mbrëmjen e kaluar, ku shtatë qytetarë u arrestuan për hedhje të gazit lotsjellës, shkruan Insajderi.

    Policia e Korçës përmes një komunikate ka njoftuar se ka arrestuar autorin e dyshuar të hedhjes së gazit lotsjellës, Redon Leka, 21 vjeç, banues në Tiranë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e prodhimit e shitjes së narkotikëve, trafiqeve të paligjshme dhe krimeve kundër pronës).

    Termi zyrtar që Policia e Shqipërisë ka përdorur për gazin lotsjellës është “kapsollë lakrimogjene” një term ky i padëgjuar në Kosovë, ndonëse gazi lotsjellës ishte prezent në jetën publike për një kohë të gjatë në vend./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark