×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kaq aksidente trafiku brenda një jave kanë ndodhur në Ferizaj

    Insajderi
    22 November 2022 - 10:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia Rajonale e Ferizajt, ka bërë të ditur aktivitetet e ndërmarra gjatë javës në parandalim të aksidenteve.

    Policia bëri të ditur se gjatë javës së kaluar kishin ndodhur 41 aksidente.

    Prej tyre asnjë me fatalitet, 14 me lëndime dhe 27 aksidente me dëme materiale, shkruan lajmi.net.

    Ndërsa, nga aktivitetet e ndërmarra janë shqiptuar gjithsej 1491 gjoba.

    “Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 426 gjoba. Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 205 gjoba. Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 80 gjoba. Kalimi i afatit të regjistrimit të automjeteve , 40 gjoba”.

    Policia ka ftuar qytetarët për bashkëpunim dhe ka njoftuar se të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark