×
  • Showbiz
  • Show

    Kaq është vlera marramendëse e unazës së fejesës së Selena Gomezit

    Insajderi
    12 December 2024 - 14:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Selena Gomez ka surprizuar fansat e saj duke njoftuar se është fejuar me të dashurin e saj, producentin muzikor Benny Blanco, pas një lidhjeje të gjatë prej një viti e gjysmë. Këngëtarja dhe aktorja, 32 vjeç, e shpalli lajmin e madh përmes një postimi në Instagram, ku ndau fotot e parë të unazës së saj të fejesës, duke treguar një disenj mahnitës të pasuruar me diamante dhe shkruar: “Përgjithmonë fillon tani..”

    Unaza e fejesës e Selena Gomezit ka tërhequr vëmendje jo vetëm për bukurinë e saj, por edhe për vlerën e jashtëzakonshme që ka. Sipas ekspertëve të diamanteve, unaza mund të ketë një vlerë prej mbi 800,000 £ (rreth 1 milion dollarë).

    Laura Taylor, një argjendarie e specializuar në unaza fejesës dhe martesës në Lorel Diamonds, tha për MailOnline: “Zgjedhja e unazës nga Benny është një dizajn i hollë dhe i përjetshëm, që përputhet në mënyrë të përsosur me stilin e Selenës.” Unaza përmban një diamant të jashtëzakonshëm të prerë, i cili vlerësohet të jetë rreth 8 karat, i vendosur në një shirit prej ari të verdhë, duke e bërë atë një simbol të veçantë të lidhjes së tyre.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark