Ditë më parë, Haxhi Krasniqi u shpall kampion bote në IBO dhe WBA në kategorinë gjysmë të mesme.
Ai ka thënë se këtë titull ia dedikon gjithë kombit shqiptar, ndërsa kjo është arritja më e madhe në karrierën e tij.
Menjëherë pasi mori titullin, ai vizitoi Kosovën, ku u prit nga liderët e vendit si dhe vizitoi edhe Prekazin historik.
Nga Prekazi, Krasniqi ka realizuar disa fotografi, ku shfaqet me dy brezat e tij në duar.
Për veshjen që e kishte veshur gjatë kësaj vizite, ai shpenzoi shumë, bluza e markës “Burberry” ka çmimin 990 euro, ndërsa atletet e “Balenciaga” kushtojnë 625 euro.