Shtetet e Bashkuara kanë riafirmuar synimin e tyre për të dhuruar 500 milionë dollarë për Ukrainën, tha Ministria e Financave e Ukrainës pas takimit online të ministrit Serhiy Marchenko me të ngarkuarin me punë të SHBA-së Kristina Kvien të enjten.
“Në takim, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara konfirmoi synimin e tyre për t’i siguruar Ukrainës 500 milionë dollarë financim të drejtpërdrejtë të buxhetit të saj shtetëror,” thuhet në faqen e internetit të ministrisë, raporton interfax, transmeton Insajderi
Ky është një grant i pakthyeshëm, shtoi ai.
“Fondet janë një grant. Përsëri, SHBA-ja ka treguar veten se është miku ynë i besueshëm dhe partneri kryesor,” citohet të ketë thënë Marchenko nga shërbimi i shtypit.
Më herët, ministri i financave tha se vendi kishte marrë më shumë se 3 miliardë dollarë nga partnerët ndërkombëtarë. “Por kjo nuk mjafton,” tha Marchenko.