×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kaq ulëse kanë fituar PDK dhe LVV në Zveçan e Leposaviq

    Insajderi
    25 April 2023 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës.

    Në Leposaviq ka fituar kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Lulzim Hetemi, me 100 vota ose 73.5 për qind.

    Në Zubin Potok ka fituar kanditati i Partisë Demokratike të Kosovës, Izmir Zeqiri, me 197 vota ose 52.2 për qind.

    Po ashtu, në Zveçan ka fituar kandidati i së njëjtës pari (PDK), Ilir Peci, me 114 vota ose 59 për qind.

    Ndërkq, në Mitrovicnë e Veriut ka fituar kanditati i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq, me 553 vota ose 66.9%

    Ndërsa, në Asamblenë Komunale në Leposaviq, LVV ka marrë 85 vota ose 77.3 për qind dhe numri i ulësve të fituara është 15. Partia Demokratike e Kosovës në këtë asamble ka marrë 21 vota ose 19.1 për qind, ndërsa numri i ulësve të fituara është dy.

    Po ashtu, edhe “Partia Kosovskih SRBA” ka fituar dy ulëse në Asamblenë Komunale në Leposaviq. Kjo parti i ka fituar vetëm katër vota ose 3.6 për qind.

    Ulsët e fituar në komunën e Zveçanit janë si në vijm:

    Partia Demokratike e Kosovës 98 vota ose 60.1 për qind dhe ka 11 ulëse.

    Lëvizja Vetëvendosje me 65 vota ose 39.9 për qind dhe ka tetë ulse.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark