Kaq vota mori kandidati i AAK-së që thoshte se lexon lektyra në kohë të lirë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kaq vota mori kandidati i AAK-së që thoshte se lexon lektyra në kohë të lirë

    Insajderi
    18 October 2021 - 08:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidat i AAK-së për Malishevë, Kastriot Berisha gjatë kësaj fushate zgjedhore ishte bërë i njohur me një deklaratë që kishte bërë në një debat televiziv, ku kishte thënë se në kohë të lirë lexon lektyra.

    Berisha në zgjedhjet e 17 tetorit për kryetar të Malishevës, renditet i pesti në garë.

    Në bazë të rezultateve të publikuara nga KQZ, Berisha ka marrë 917 vota në Malishevë, apo thënë në përqindje, 4.30%.

    Ndryshe, i pari në Malishevë ka dalë kandidati i Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, me 7 mijë e 316 vota, apo 34.30%.

    Ai do të përballet në balotazh me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Isni Kilajn, i cili ka dali i dyi me 6 mijë e 200 vota, apo 29.07%.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark