Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka thënë se Qeveria po pështynë në kategorinë më të vlefshme, e që janë mësimdhënësit.
Tutje, Kastrati i është drejtuar deputetit Muja, pasi që ai kishte folur për korrupsion.
Kastrati ju drejtuar Mujës, duke i thënë “Çka është Martin Berishaj”, derisa disa i herë i tha pse po qesh.
“Po pështyni në kategorinë me të vlefshme që janë mësimdhënësit, sepse ky djaloshi i ka krahasuar veteranët e luftës me mercenar. Problemi i juaj është që ta shpërqendroni mendjen nga dështimet, dhe hyni në propaganda. Cka është Martin Berishaj pasi fole për korrupsion, pse po kesh ashtu,, kjo është korrupsion”, tha Kastrati.