Katari nuk frikësohet nga sulmi dhe i refuzon kërkesat arabe – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Katari nuk frikësohet nga sulmi dhe i refuzon kërkesat arabe

    Insajderi
    02 July 2017 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katari thotë se nuk i frikësohet ndonjë aksioni ushtarak për refuzimin që t’i plotësojë kërkesat e disa shteteve arabe deri më 3 korrik.

    Gjatë vizitës së djeshme në Romë, ministri i jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, përsëri i ka hedhur poshtë kërkesat, duke i cilësuar ato si shkelje e sovranitetit të Katarit.

    Megjithatë, ai theksoi se Doha është e gatshme të diskutoj për çështjet aktuale, që janë shtruar nga fqinjët arabë.

    “Lista e kërkesave do të refuzohet, e jo të pranohet”, tha Al Thani dhe ka shtuar se “ne jemi të gatshëm të angazhohemi në dialog, por nën kushte përkatëse”.

    Ai tha se Katari nuk do ta mbyll një bazë ushtarake turke në vendin e tij ose ta mbyll rrjetin Al-Jazeera, me seli në Doha, siç është kërkuar nga katër shtete arabe.

    Muajin e kaluar, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti, i kanë shkëputur lidhjet me Katarin për shkak të dyshimeve se ky shtet i mbështet ekstremistët islamikë dhe Iranin.

    Katari i ka hedhur poshtë akuzat se i financon ekstremistët dhe se shkakton jostabilitet rajonal.  /REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark