Katari paralajmëron padi ndaj Arabisë Saudite – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Katari paralajmëron padi ndaj Arabisë Saudite

    Insajderi
    18 July 2017 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Mbrojtjes të Katarit Khalid Bin Mohammad al-Attiyah, ka deklaruar se vendi i tij mund të padisë Arabinë Saudite dhe aleatët e saj para Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJND) dhe të kërkojë kompensim për bllokadën e imponuar nga blloku pro-saudit ndaj Katarit në fillim të qershorit.

    Në një intervistë për televizionin TRT World, al-Attiyah theksoi se rasti aktual i Katarit në Gji është i ngjashëm me rastin e Nikaraguas në Amerikën Qendrore, e cila në vitet e 80-ta paditi SHBA-të në GJND dhe fitoi rastin.

    Kriza e Gjirit u përshkallëzua më 5 qershor, kur Arabia Saudite, Bahreini, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ndërprenë marrëdhëniet dhe bllokuan Katarin për akuza të pretenduara se mbështet terrorizmin, të cilat autoritetet në Doha i kanë mohuar dhe bllokadën e shohin si një shkelje të rëndë të normave ndërkombëtare, shkruan AA.

    Blloku pro-saudit i ka parashtruar një listë prej 13 pikash Katarit, në të cilën përfshihet edhe mbyllja e bazës ushtarake turke në Katar, mbyllja e rrjetit medial Al Jazeera dhe ndërprerje të bashkëpunimit të hapur me Iranin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark