×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Kate Middleton mund të mos kthehet më në rolin e saj mbretëror, ja kush do ta zëvendësojë

    Insajderi
    06 June 2024 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kate Middleton mund të mos kthehet kurrë më në rolin e saj si Princeshë në pallatin mbretëror. Burime ekskluzive për “Us Weekly”, theksojnë se Princesha e Uellsit, e cila po i nënshtrohet kimioterapisë për një formë të papërcaktuar të kancerit, aktualisht “po rivlerëson atë që do të jetë në gjendje të bëjë kur të kthehet”. Dhe në fakt “funksionet e saj mund të jenë shumë të ndryshme”, citon Us Weekly.

    Media amerikane, citon burime brenda Pallatit Buckingham se Kate Middleton mund të zëvendësohet publikisht nga “Beatrice of York”, vajza e Sarah Ferguson dhe Princit Andrew, fëmija më i vogël i Mbretëreshës Elizabeth II. Ndërsa nuk dihet shumë për trajtimet e kancerit, burime flasin për një “Kate të panjohur, ajo ka humbur 15 kilogramë” dhe si rrjedhojë Pallati mbretëror po mendon të marrë masa për një “fytyrë të re publike”.

    Mjekët pranë Kate, rekomandojnë që ajo të mos takojë shumë persona, pasi ndikon tek shëndeti i saj. Por pavarësisht sëmundjes, Kate është aktive në familje. Të afërmit e saj thonë se, Kate po shijon ditë të lumtura me fëmijët dhe bashkëshortin e saj. Por mjekët do të jenë ata që do të thonë fjalën e fundit. Një gjë është e vërtetë citon Us Weekly, Kate nuk ka gjasa të shfaqet në publik deri në fund të kësaj vjeshte.

    Kate në muajin janar iu nënshtrua një operacioni abdominal dhe që atëherë, me përjashtim të disa fotove familjare, apo disa aktiviteteve me qëllim bamirësie.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark