Kate shkëlqeu në premierën e “No Time to Die” - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Kate shkëlqeu në premierën e “No Time to Die”

    Insajderi
    29 September 2021 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kate Middleton u shfaq si rrallëherë në një tapet të kuq dhe kësaj radhe ishte e pranishme në premierën e filmit të fundit të James Bond, “No Time to Die”.

    Kate ndoqi premierën në Royal Albert Hall e shoqëruar nga Princi Ëilliam, si dhe Princi Charles dhe Camilla, Dukesha e Cornëall.

    Por Princesha ishte ajo që ua rrëmbeu të gjithëve vëmendjen, sepse shkëlqente në tapetin e kuq.

    Kate kishte veshur një fustan të mahnitshëm të mbushur me temina ari dhe me detaje tyli, nga Jenny Packham.

    Mbretëresha e shoqëroi pamjen me stiletto klasike nude nga Aquazzura dhe një palë vathë prej ari, ndërsa sa i përket grimit, zgjodhi një pamje natyrale.

    William u shfaq i veshur me një smoking klasik të zi.

    Çifti gjithashtu u përshëndet me disa nga anëtarët e kastit të filmit, përfshirë Naomie Harris, Rami Malek dhe Daniel Craig (i cili thuhet se i tha Dukeshës Catherine se dukej “jashtëzakonisht e bukur”).


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark