×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Katër miliardë njerëz përballen me mungesë uji

    Insajderi
    13 February 2016 - 18:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Së paku dy të tretat e popullsisë botërore, apo rreth katër biliard njerëz, kanë mungesë të ujit për së paku një muaj gjatë vitit.

    Sipas një hulumtimi të bërë nga Universiteti i Twente-s në Holandë, situata me mungesën e ujit – që është një nga problemet më sfiduese të botës – është edhe me keq se sa është menduar në të kaluarën.

    Shumica nga ata që kanë probleme me burime të ujit jetojnë në Indi dhe Kinë, por ky problem prekë edhe regjione të tjera në Amerikën perëndimore dhe qendrore, Australi, por edhe qytetin e Londrës.

    Problemi me ujë të pijshëm është duke u përkeqësuar, në kohën kur ka rritje të popullsisë dhe shtim të përdorimit të ujit, raporton The Guardian.

    Në janar, Forumi Ekonomik Botëror, tha se në dekadën e ardhshme kriza për ujë u listua në tri nga rreziqet më të mëdha për njerëzit edhe për ekonominë.  Dy sfidat e tjera janë migrimi masiv dhe ndryshimet klimatike.

    “Nëse shikojmë problemet e ambientit, atëherë mungesat e ujit përbëjnë problemin më të madh,” thotë profesor Arjen Hoekstra nga Universiteti i Tëente-s, që e udhëhoqi këtë hulumtim./Insajderi

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark