Insajderi
Lajme

Katër ministra qëndrojnë sot në Vjenë për një konferencë

Insajderi
06 June 2016 - 09:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Odën Austriake Federale në Vjenë si dhe me mbështetjen e Ambasadës së Kosovës në kryeqytetin austriak do të organizojnë sot në Vjenë, Forumin për Investime dhe Tregti.

Forumi do të mbahet në ambientet e Odës Austriake në Vjenë, ndërsa pjesëmarrës nga Kosova pritet të jenë përfaqësues të lartë të ministrive dhe të resorëve të ndryshëm.

Parashihet që forumi të jetë i ndarë në dy sesione: atë të fjalimeve dhe sesionin e takimeve.

Në konferencë do të jenë të pranishëm edhe ministri i Financave,  Avdullah Hoti, ministri i Zhvillimit Ekonomik,  Blerand Stavileci dhe ai i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural , Memli Krasniqi, njofton televizioni publik

Ndërsa në sesionin e dytë të forumit është paraparë që të zhvillohen takime direkte ndërmjet KIESA-s dhe bizneseve nga Austria, me ç’rast bizneset nga shteti nikoqir do të kenë rastin të njoftohen në lidhje me mundësitë që i ofron Kosova për investitorët e huaj.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark