Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër persona, pasi dyshohet se janë futur në zonën e KEK-ut, të armatosur me armë të gjata.
Janë sekuestruar katër armë të gjata dhe 89 fishekë.
“Pas pranimit të informacionit se disa persona të armatosur janë futur në zonën e KEK-ut, njesitët policore nga stacioni Obiliq menjhëherë i janë pergjigjur rastit dhe në një kohë shumë të shkurtër janë lokalizuar dhe arrestuar katër (4) persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar katër (4) armë të gjata dhe (89) fishekë të kalibrit 12mm”, thuhet në njoftim.
Tutje, sipas policisë, personat e arrestuar dyshohen se kanë zhvilluar gjueti ilegale.
“Personat e dyshuar kanë zhvilluar gjueti ilegale (që është e ndaluar) në zonë të KEK-ut”.