Insajderi
Lajme

Katër punëtorë të një kompanie rrihen mes vete në Klinë, policia jep detaje

Insajderi
03 December 2025 - 15:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Katër punëtorë të një kompanie rrihen mes vete në Klinë, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër persona, punëtorë të një kompanie, që dyshohet se u rrahën mes vete në Klinë.

Përmes një komunikate për media, thuhet se të dyshuarit kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ku më pas janë dërguar edhe në Qendrën Kryesore Mjekësore Familjare në Klinë për trajtim mjekësor, shkruan Insajderi.

“Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Klinё, me datën 02.12.2025, rreth orёs 10:55, ёshtё njoftuar pёr njё rrahje e cila ka ndodhur në rrugën “Drini i Bardhё” nё Klinё. Policia menjёherё ka dalё në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar se pas njё rrahje nё mes veti katёr persona (punёtorë tё njё kompanie), si pasojё e rrahjes kanё pёsuar lëndime tё rёnda trupore, ku tё njëjtit janё dёrguar nё QKMF-Klinё pёr tretman mjekёsor”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se dy nga ta janë dërguar në mbajtje për 48 orë, teksa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet për “lëndim të rëndë trupor” dhe “sulm”, bëri të ditur tutje policia. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark