×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit

    Insajderi
    19 March 2024 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të paktën katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.

    Në Lipjan, një burrë është arrestuar nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht vëllain. Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Në rastin tjetër, në Istog janë përleshur babë e bir. Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

    Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës. Në rastin e parë, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një grua në Rahovec dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin. Burri ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

    Në rastin tjetër, në Gjakovë është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psikike dhe e ka kanosur bashkëshorten duke e larguar nga shtëpia. Viktima ka qenë e shqetësuar dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark