Katër shenjat e horoskopit që s’duan ta dëgjojnë fjalën ‘lidhje serioze’ - Insajderi
×
Astrologji

Katër shenjat e horoskopit që s’duan ta dëgjojnë fjalën ‘lidhje serioze’

Insajderi
11 November 2020 - 17:58
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Disa njerëz, ëndërrojnë të takojnë dashurinë e jetës, të përfshihen 100% tek marrëdhënia me ta dhe të jetojnë përgjithmonë të lumtur. Të paktën, të përpiqen

Nga ana tjetër ekziston edhe një grup tjetër njerëzish, që nuk janë të lindur për të qenë të dhënë vetëm pas dikujt, por s’është faji i tyre, e kanë sërish yjet në dorë.

Disa personalitete njerëzish thjesht vlerësojnë më shumë lirinë e tyre dhe s’bëjnë kompromise të tilla.

Cilës prej shenjave të horoskopit i përkasin më shumë ata?

1. Binjakët

Binjakët, ndryshe nga Gaforret ose Bricjapët janë më të prirur për të patur një marrëdhënie jo tradicionale. Kjo, sepse ata janë kaq të dhënë pas njohjeve të reja, pas bisedave interesante sa shpesh harrojnë që kanë lënë të takohen me partnerët e tyre apo t’u përgjigjen në telefon.

Ata nuk janë njerëzit më të përshtatshëm për t’ju dedikuar gjithë kohës vetëm partnerit dhe kjo bie ndesh, nëse qëllimi juaj është diçka tjetër.

2. Shigjetari

Disa njerëz vdesin të dinë se janë të aftë për të pasur gjithnjë dikë krah tyre, por kjo s’vlen për një Shigjetar, i cili e dashuron lirinë. Kjo shenjë përkushtohet totalisht në hapat e parë të lidhjes, por kur kjo periudhë të ketë kaluar, bëhuni gati të gjeni dikë tjetër.

Një Shigjetar ka gjithmonë një sy bredharak dhe s’do t’i kursej vetes asnjë flirt. Prandaj një partner që pranon poligaminë është i duhuri për të.

3. Ujori

Ata janë politikanë të lindur dhe do të thonë gjithmonë atë që ti do të dëgjosh. Pas kësaj, ata vazhdojnë programin që kanë nisur.

Kur marrëdhënia bëhet e parashikueshme, Ujorët mërziten shpejt. Ky është flamur i kuq për këdo që do një lidhje të gjatë.

4. Peshqit

Disa njerëz janë të vendosur dhe s’e kanë problem t’i përkushtohen vetëm 1 njeriu të vetëm. Kurse Peshqit, ëndërrimtarët e zodiakut mund të ndërrojnë mendje nga momenti në moment.

Pas pak kohësh, ata do të duan diçka tjetër për t’u arratisur. Mos harroni, janë gjithashtu shumë mendjehapur!


OP-ED
Nga Rubrika
Astrologji
24 December 2024
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark